Kuvendi diskuton nesër organet e Vettingut, PD me amandamente: PS punon për të kthyer kohën pas

Shqipëria

Kuvendi diskuton nesër organet e Vettingut, PD me amandamente: PS punon për të kthyer kohën pas

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 15:06
Kuvendi i Shqiperise

Konferenca e Kryetarëve ka futur në rend dite për seancën e nesërme çështjen e organeve të Vettingut. Kreu i grupit parlamentar në PD Edmond Spaho Edmond Spaho, tha se kjo parti do të paraqesë nesër në Kuvend amendamentet për të rritur financimin dhe burimet njerëzore.

“Diskutuam për organet e vettingut, kërkesë e paraqitur nga PS për tu shqyrtuar në seancën e nesërme. Ne shprehëm mbështetjen për gjithë procesin e vettingut, krijimin e institucioneve dhe mbështetjen e tyre me burime njerëzore dhe financiare gjë që nuk ka ndodhur në seancën që u zhvillua në Komisionin e Ligjeve. Me forcën e votave, nga ana e mazhorancës u bënë shkurtime në financa dhe numrin e njerëzve në dispozicion të këtyre organizmave që do të krijohen. Ne do të paraqesim amendamentet tona në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme për reformën në drejtësi të kenë të gjithë mbështetjen e nevojshme financiare dhe me burime njerëzore ashtu sikurse është parashikuar që në hartimin e këtyre dokumentave që paraprakisht është rënë dakord mes palëve”, tha Spaho. Ai akuzoi PS se punon vetëm keq dhe për të kthyer realitetin pas në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat