Lushnjari merr makinë me qira dhe nuk e kthen, por e pëson keq

Shqipëria

Lushnjari merr makinë me qira dhe nuk e kthen, por e pëson keq

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 09:30
ilustrim

Policia ka arrestuar një  djalë të  ri nga Lushnja pasi dyshohet se kishte marrë një makinë me qira me anë të mashtrimit, duke mos e kthyer më në firmën ku e mori.

Polici ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Romarjo Çepele, 21 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, Lushnjë. 21-vjeçari në datën 29.08.2017, me anë të mashtrimit, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, ka marrë me qira tek një firmë në lagjen “Apollonia”, mjetin tip “Ford Fiesta” me targa AA 864 RN dhe nuk e ka kthyer.

Materialet në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat