Basha: Në Shqipëri vota u ble, qytetarët u kërcënuan, tashmë e konfirmon edhe OSBE

Shqipëria

Basha: Në Shqipëri vota u ble, qytetarët u kërcënuan, tashmë e konfirmon edhe OSBE

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 20:25
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagon në lidhje me raportin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha shkruan se raporti konfirmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble.

OSBE pohon se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të mungesës së thellë besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe liria.

Reagimi

Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve.

Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për:

- Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës

- Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve

- Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Të dhënat që ofron raporti tregojnë se praktikisht votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme: mos verifikim të bojës shënuese në mbi 25 për qind të rasteve të vëzhguara; mos vendosjen e bojës në gisht në 12 për qind të rasteve të vëzhguara; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje firmash identike në 5 për qind të rasteve tëvëzhguara; mos respektim të rregullave për votimin e ndihmuar që shpeshherë u bë nga të njejtët persona për shumë individë të ndryshëm që kërkuan ndihmë për të votuar; ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Raporti thekson se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qëndrave të votimit.

Mbi 10 për qind e personave që kanë ndërhyrë në qëndrat e votimit si vëzhgues apo ëprfaqësues të partive politike kanë qenë të persona të paautorizuar.

Raporti e ka cilësuar votimin krejtësisht negativ në të paktën 7 për qind të qëndrave të votimit.

OSBE nxjerr në pah se mbulimi mediatik ka favorizuar PS-në. Jo vetëm që koha televizive ka qenë në favor të PS-së, në disa media kombëtare i është dhënë PS gati dy herë më shumë kohë se PD-së, por PS është përcjellë pothuajse gjithmonë pozitivisht ndërsa opozita është përcjellë me tone negative dhe kritike nga mediat kryesore.

OSBE bën thirrje për kryerjen e një reforme të thellë elektorale, e cila do të reflektojë të gjitha rekomandiemt e OSBE/ODIHr të vitieve 2013, 2015 dhe 2017.

Në mënyrë të veçantë thekson thekson marrjen e masave urgjente për:

- Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës

- Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve

- Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat