Basha, Ramës: Garuzhde, boll mashtrove...

Shqipëria

Basha, Ramës: Garuzhde, boll mashtrove...

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 23:30
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, se rritja  ekonomike pritet t’i kalojë 4%.

Duke u ndalur tek shifrat konkrete ai e quan Ramën mashtrues ordiner dhe garuzhde.

Postimi i Bashës:

Rritje ekonomike 4%??? Mashtrim ordiner i garuzhdes nr. 1! Ja si e pergenjeshtrojne te dhenat e vete ministrise se tij:

Sipas statistikave fiskale per periudhen janar-gusht 2017, konstatohet:

Mosrealizim te TVSH nga doganat ne masen 17 mln dollare.

Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollare (-2.2%).

Tatimi mbi te ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollare (-6.3%).

Investimet publike rezultojne me mosrealizim prej 65 mln dollare (-15.9%).

Importi i karburanteve rezulton ne masen 264mije ton, nga 340mije ton qe ishin ne periudhen janar-gusht 2016, ose 22% me pak se 8-mujori i vitit te kaluar.

Ndersa vetem per muajin gusht 2017, konstatohet: TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollare (nga te cilat -2.5 mln dollare nga doganat dhe -6.5 mln dollare nga tatimet.

Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollare. Mosrealizim te investimeve publike ne masen 19 mln dollare. Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mije ton me pak sesa gusht 2016, ose 5.3% me pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat