Fjalimi që “shkundi” parlamentin, ish- zv. ministri: Leksion i rëndë, në fshat gjendja më e keqe

Shqipëria

Fjalimi që “shkundi” parlamentin, ish- zv. ministri: Leksion i rëndë, në fshat gjendja më e keqe

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 17:58
Vajza nga Dibra

Si një nga pjesëtarët e qeverisë së kaluar në detyrën e numrit dy të ministrisë së Bujqësisë, Alban Zusi i quan të drejta shqetësimet e ngritura nga Rigerta Loku dhe thotë se gjendja është më e keqe se sa katër vite më parë.

Zusi: Fjalimi i asaj ishte një leksion shumë i rëndë për të gjithë klasën politike shqiptare dhe veçanërisht për këdo që ka marrë përsipër dhe mendon se duhet të japi një zgjidhje për gjendjen në fshatin shqiptar. Po ta shohësh, situata është shumë më e keqe se sa ishte para tre apo katër vitesh, veçanërisht sektori i blegtorisë.

Sa i përket fondeve të akorduara nga qeveria për bujqësinë, Zusi tha se ato janë shpërndarë në mënyrë abuzive dhe se për këtë cështje duhet të nisë një hetim.
Zusi: Fondet e qeverisë për mua duhen të hetohen. Janë shpërndarë në mënyrën më abuzive të mundshme. E para, fondet nuk janë vënë për nxitje zhvillimi por për të ashtuquajtura për ulje kostosh, që do të thotë janë dhënë pa asnjë lloj motivacioni.
Problemi sipas Zusit nuk është tek Programet e bujqësisë, pasi strategji ka, por ato nuk zbatohen.
Sa i përket programit afatgjatë për bujqësinë, Zusi tha se studime për të cilat janë paguar miliona euro janë bërë plot, por këto programe nuk janë zbatuar asnjëherë. Përgjegjësinë për këtë dështim me fshtin sipas Zusit, e mbajmë të gjithë, porn ë radhë të parë ministria e linjës dhe qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat