Denoncimi i fortë i Luan Ramës: Radarët e Forcave Detare janë në shërbim të trafikantëve të drogës

Shqipëria

Denoncimi i fortë i Luan Ramës: Radarët e Forcave Detare janë në shërbim të trafikantëve të drogës

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 10:44
Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka denoncuar përmes një satusi në facebook se radarët e Forcave Detare janë vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.

Ai thotë se… “Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak!”

 “Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe periudha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare! Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë!”, shkruan Luan Rama.

Postimi i plotë:

Radarët e Forcave Detare
në shërbim të trafikantëve të drogës!

Skandali i rradhës:
Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak!

Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe peridha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare!
Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë!
Duke parë e analizuar të gjitha faktet e dokumentat që disponoj, por edhe nga bisedat me shumë ushtarakë e specialistë të fushës, një gjë mund ta them me bindje: mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës
Detare të Republikës së Shqipërisë, në shërbim të trafikantëve të drogës!
Ka me dhjetëra relacione e akte kontrolli ku provohet se shqetësimi për mosfunksionimin e radarëve është bërë prezent, mirëpo në vend që të ndërhyhej menjëherë për vënien e radarëve në punë, janë larguar nga postet e punës ushtarakët e specialistët që kanë ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare!
Në këtë mënyrë jo vetëm që jan? krijuar kushte të favorshme për trafikimin e drogës kryesisht drejt Italisë, por janë cënuar rëndë standardet e Sigurisë Kombëtare!
Dhe si vend anëtarë i NATO-s, Shqipëria ka cënuar n? këtë mënyrë edhe vetë standardet e sigurisë së Aleancës!
Edhe një fakt tjetër; skandaloz dhe i paprecedentë!
Nga data 20 deri më 22 janar 2016 është ushtruar kontroll për të evidentuar gjendjen e shërbimeve dhe riparimeve në SIVHD të kryera nga shoqëria e kontraktuar për këtë qëllim, nga i cili rezultoi se nga shoqëria ( Nuk po e shënoj emrin e shoqërisë. Shënimi im.) nga data 1 deri më 22 janar 2016 nuk ishin kryer kontrolle dhe as shërbime sipas kontratës në SITE-et e PRT-11 Ksamil, PRT-VQ Sarandë, PRT-13 Portopalermo, QO Pashaliman dhe PRT-19 Gur, Lushnje.
Për difektet e mangësitë e konstatuara, do të kem rast të shkruaj një ditë tjetër. Por sot po veçoj një konstatim të komisionit, që në vlerësimin tim përbën një skandal më vete!
Po citoj nga akt-kontrolli:
“… specialistët e shoqërisë kanë instaluar në cdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe paisjeve të SIVHD-së, gjë e cila nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit. Kërkojmë nga firma që serveri i këtyre kamerave të instalohet në QVD Plepa Durrës dhe të monitorohet nga QO Durrës. (Që do të thotë se firma kontrollon aktivitetin e personelit ushtarak nëpër PRT)”.
I gjithë shteti e shumë e shumë funksionarë mediokër të qeverisë u mallëngjyen e u përlotën nga shfaqja melodramatike në të ashtuquajturin “Parlament Rural” (një emërtesë fyese e poshtëruese!), por askush nuk reagon përballë skandaleve të tilla si mosfunksionimi i radarëve, lënë enkas jashtë funksionit operacional për të lehtësuar “punën” e trafikantëve të drogës, duke cënuar rëndë Sigurinë Kombëtare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat