Fëmijët e Fildes Hafizit në shtëpi të re, u sigurohet ndihmë ekonomike

Shqipëria

Fëmijët e Fildes Hafizit në shtëpi të re, u sigurohet ndihmë ekonomike

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:03
Famlja e Fildes Hafizit

Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin duke i ardhur në ndihmë familjes së Fildes Hafizit, gjyqtares së vrarë nga ish bashkëshorti i saj.

Dy fëmijët e saj dhe gjyshërit e tyre janë transferuar në një shtëpi të re ku bashkia ka siguruar pagesën e qerasë dhe mobilimin.

Jo vetëm kaq. Është ndihumar për të bërë procedurat e kalimit të kujdestarisë, nga i ati tek tezja e fëmijëve dhe fëmijët mund të përfitojnë një pension kujdestarie prej 9 mijë lekë në muaj secili si dhe siguruar transporti falas për në shkollë e fëmijëve.

 Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, motra e së ndjerës, Amela Hafizi (AsIlanaj), ka falenderuar kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e tij për mbështetjen e ofruar dy fëmijëve në një moment kaq të vështirë për familjen.

“Më lejoni që nëpërmjet kësaj letre, në emrin e prindërve të mi, të fëmijëve të së ndjerës dhe timin, t’ju shpreh vlerësimin, mirënjohjen dhe konsideratën time të lartë për mbështetjen e çmuar dhe të vyer që na keni ofruar në një moment kaq të kobshëm për familjen tonë dhe mbi të gjitha për fëmijët e Fildezit.

Ju jemi mirënjohës pasi në ditët tona më të vështira, ju dhe stafi juaj na u ndodhët pranë duke na suportuar jo vetëm si institucion, por edhe si individë, si njerëz të thjeshtë dhe humane të prekur nga situata dhe tragjedia jonë.

Duam t’ju falenderojmë juve personalisht z. Veliaj që bëtë të mundur që e ardhmja e fëmijëve të mos ndërpritej nga tragjedia, duke na ardhur në ndihmë në një moment kur menduam se e gjithë bota u përmbys” shkruhet në letër 

Letra e plotë e motrës së gjyqtares së ndjerë, Amela Hafizi ( Asllanaj) iu dërgua kryebashkiakut Erion Veliaj Tiranë më 25 Shtator 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat