Vasili- Ramës: Një budallallëk të tillë kolosal vetëm një shkollëpak si ty mund ta thotë

Shqipëria

Vasili- Ramës: Një budallallëk të tillë kolosal vetëm një shkollëpak si ty mund ta thotë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 19:18
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar një sërë akuzash drejtuar kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e qeverisë për të futur në skemën e TVSH-së biznesin e vogël.

Sipas kryeministrit, kjo do të heqë nga xhepat e të pasurve paratë e TVSH-së për t’i çuar më shumë drejt investimeve për qytetarët, por sipas Petrit Vasili, kjo deklarsatë është një nonsens që tregon edhe njëherë, se kryeministri nuk di se çfarë thotë kur fjala vjen tek ekonomia dhe financat.

Vasili shprehet në rrjetin social se kryeministri po thotë që do të shkatërrojë të varfërit, që të varfërojë të pasurit. Jo të pakta dhe dozat e ironizë dhe sarkazmës kur përfaqësuesi i LSI-së shkruan se kryeministri tallet edhe nga ministrat e tij për shkak të padijes në fushën e ekonomisë.

STATUSI:

Kryeministri na la, dëgjoni ç'thotë: "do të rrënoj të varfrit, që të varfëroj oligarkët."

Pu pu ç'kryeministër qesharak është ky!

Nga Lezha tha:"po ia vë TVSH-në biznesit të vogël që të mos fitojnë oligarkët".

Domethënë: "do shkatërrojme të varfrit, që të varfërojmë të pasurit",- thotë ky kryeministri ynë i paditur gjer në dhembje. Një budallallëk të tillë kolosal vetëm ai mund ta thotë.

Ngaqë është shkollëpakët e tallin edhe ministrat e tij dhe i thonë fjalë dhe shpjegime, që ai dihet që nuk i merr vesh fare dhe vetëm i përsërit si papagall i varfri, se ai vetë nuk lexon e nuk kupton gjë prej gjëje.

Telekomandën e shkollëpakut e kanë oligarkët në dorë, por këta të fundit u treguan më të sinqertelë dhe dolën sot paradite dhe deklaruan me gojën plot se janë shumë të lumtur me TVSH-në, që shkollëpaku po i vë bizneseve që luftojnë për bukën e gojës.

Informojeni këtë haluçinant që mijëra njerëz që mbajnë me gjak e djersë bizneset e tyre të vogla të mbijetesës po mbeten pa punë, pa bukë dhe pa shpresë, ndërsa ky zgërdhihet si derr i kënaqur në stanin e oligarkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat