Kërpaçi: Studentët e mjekësisë të gjithë në kurse gjermanishteje, duan të largohen nga vendi

Shqipëria

Kërpaçi: Studentët e mjekësisë të gjithë në kurse gjermanishteje, duan të largohen nga vendi

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:34
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur mbi shqetësimet e të rinjve në Shqipëri.

Kërpaçi është shprehur se shumë prej shokëve të saj në Universitetin e Mjekësisë janë duke ikur nga vendi. Ajo tha se një pjesë e mirë e shokëve të saj të klasës kanë filluar kurse në gjuhën gjermane që më pas të largohen drejtë saj, pasi nuk shohin të ardhme në Shqipëri.

 “Është e vërtetë që shumë prej studentëve të mjekësisë po largohen nga vendi. Shumë prej tyre kanë filluar kurset e gjermanishtes sepse fatkeqësisht nuk e shohin veten këtu në Shqipëri dhe duan të largohen.

Mund të të them se nëse ne në klasë jemi 200 veta, 150 prej tyre janë të gjithë në kurs gjermanishte”, tha Kerpaci. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat