Hapja e dosjeve, Rama: Rrugë e dhimbshme, por e kaluara s’mund të na mbajë peng

Shqipëria

Hapja e dosjeve, Rama: Rrugë e dhimbshme, por e kaluara s’mund të na mbajë peng

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 11:54
Edi Rama

Parlamenti i Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të veçantë plenare në lidhje me 70 vjetorin e ekzekutimit të grupit të deputetëve.

Rama u shpreh se tashmë është koha për të hedhur dritë mbi të kaluarën, për të mbrojtur të ardhmen nga errësirat e të shkuarës.

Sipas Ramës ligji për hapjen e dosjeve përbën një hap përpara për Shqipërinë, e cila sipas tij do të radhitet përkrah atyre vendeve që e kanë lënë të kaluarën pas.

“Ligji për hapjen e dosjeve, pas 25 vjetësh e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan ferrin komunist dhe që vendosën të ndahen me të jo thjesht duke ndërruar sistemin dhe kostumet, por duke guxuar të bëjnë dritë mbi të shkuarën.

Ligji i sotëm na pajis me mjete hulumtimi në funksion të një misioni human. Unë jam krenar që jam në krye të një qeverie e shumice që këtë mision e mori përsipër pasi të tjerë para nesh nuk patën kurajon apo nuk gjetën kohën që ta merrnin

 Do të jetë një rrugë e dhimbshme, për të mos lejuar që e kaluara të mbajë peng të ardhmen tonë”, ka shtuar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat