Edi Rama "zhduk" 4 zëvendësministra

Shqipëria

Edi Rama "zhduk" 4 zëvendësministra

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 23:54
Qeveria Rama

Këshilli i Ministrave ka publikuar në faqen zyrtare vendimet për miratimin e zëvëndësministrave të rinj. Vendimet e publikuara në faqe janë për 29 zëvëndësministra, nga 33 që u njoftuan të shtunën në punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Për herë të parë, qeveria do të ketë në përbërje 4 zëvëndësministra nga Kosova. Konkretisht, zëvëndësministren e Kulturës Valbona Shujaku, zëvëndësministren e Arsimit Besa Shahini, zëvëndësiministren e Shëndetësisë Ilirjana Bajraktari dhe zëvëndësministrin e Turizmit dhe Mjedisit Harulla Çeku. E janë emrat e këtyre të fundit që nuk janë në listën e zëvëndësministrave të miratuar.

Krahas emërimit të zëvëndësministrave të rinj, Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet përkatëse për lirimin e zëvëndësministrave të kabinetit të mëparshëm. Vetëm 5 prej tyre janë rimandatuar ën detyrë zëvëndësministri në kabinetin e dalë nga zgjedhjet e qershorit 2017.

Zëvëndësministrat e miratuar nga Këshilli i Ministrave:
-Ilir Halilaj emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
-Ervin Demo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
-Kostandin Shkurti emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
-Mira Kapisyzi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
-Shpati Kolgega emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
-Dhimitër Kote emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
-Ermira Gjeçi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
-Roland Kristo emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
-Teuta Vodo emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
-Toni Gogu emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
-Artan Shkreli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
-Dorina Çinari emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
-Enis Aliko emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
-Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
-Albana Shkurta emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
-Dajna Sorensen emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
-Elton Haxhi emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
-Erjon Luçi emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë
-Besfort Lamallari emërohet zëvendësministër i Brendshëm.
-Julian Hodaj emërohet zëvendësministër i Brendshëm.
– Romina Kuko emërohet zëvendësministër i Brendshëm.
– Rovena Voda emërohet zëvendësministër i Brendshëm.
– Artemis Dralo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
-Etjen Xhafaj emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
– Kleopatra Maliqi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
-Petro Koçi emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
– Ardiana Jaku emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
– Bardhylka Kospiri emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
– Ornela Çuçi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat