Një i ri 25 vjeç është arrestuar nga policia e Divjakës pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia sqaron se në pranga u vu Sajmir Xh banues në fshatin Çermë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.Xh, 81 vjeç”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.