Deputeti tregon si mund të dënohen kriminelët e diktaturës

Shqipëria

Deputeti tregon si mund të dënohen kriminelët e diktaturës

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 12:18
Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Abcnews tregoi se si mund të bëhet dënimi i krimeve të diktaturës komuniste, nisur nga ceremonia përkujtimore që u zhvillua në Kuvend.

Shembujt janë gati. Është dënimi i nazistëve në Gjermani, i fashistëve në Itali, apo i komunistëve në lindje. Në Rumani një 90-vjeçar u dënua për krime kundër njerëzimit si kriminel i komunizimit.

Polonia kërkon ekstradimin nga Amerika ku është fshehur me identitet të rremë një person mbi 90 vjeç për krime kundër njerëzimit bërë në kohën e nazizimit. Italia ka rastin e masakrës së famshme të Marka Botos para 73 vitesh, ku vdiqën 700 persona. 10 ushtarakë u dënua në vitin 2007 për krime lufte.

“Dhe ngjashmëria e tyre është pavarësisht kur kanë ndodhur dhe në ç’moëshë është krimineli. Ata dënohen se ndjekja penale për këto lloj krimesh nuk pushon kurrë. Pse? Interesi publik është që të pastrohet ndërgjegja nga këto lloj krimesh të rënda. Shqipërisë i mungon pikërisht kjo. Ky është një lloj katarsisi që bëhet përmes bisturisë së ligjit e drejtësië. Nuk është hakmarrje dhe individualizimi e jo të flasim për fenomenin është elementi që të çon në sukses” tha Bylykbashi në një intervistë për Abcnews.

Hetimi e gjykimi mund të filloje në çdo kohë.

“Kodi penal ka një dispozitë specifike jo vetëm për gjenocidin, por dhe për krimet kundër njerëzimit dhe ajo dispozitë vetëm pret që të furnizohet me rastin konkret përpara gjykatës. Pret që dikush, jo vetëm individ, por dhe insitucion, por dhe parti apo qoftë dhe organizatë, ta bëjë gati dosjen për x apo y kriminel të kohës së komunizmit dhe ta çojë atje” tha Bylykbashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat