Lame çon gratë e ALUIZNI-t për kontroll, thirrje drejtorëve: Vërini përpara dhe…

Shqipëria

Lame çon gratë e ALUIZNI-t për kontroll, thirrje drejtorëve: Vërini përpara dhe…

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:40
ALUIZNI

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka gjetur një mënyrë të veçantë në këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, për t’ju bashkuar nismës për sensibilizim ndaj kësaj sëmundje që prek gratë.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Lame u bënë thirrje ministrave dhe drejtorëve që të ‘vënë para’ në grup gratë dhe vajzat e institucioneve që të kryejnë ekzaminimet përkatëse.

Mesazhi i Lames:
MUAJI I NDERGJEGJESIMIT PER KANCERIN E GJIRIT
Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.
Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë ekzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën.
Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.
Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.
A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat