‘Ku u gabua më 25 qershor’, Basha nis analizën, ja çfarë u diskutua në takimin me FRPD-në

Shqipëria

‘Ku u gabua më 25 qershor’, Basha nis analizën, ja çfarë u diskutua në takimin me FRPD-në

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:19
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka nisur analizën brenda vetes së saj, për rezultatin e dobët të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Takimin e parë për këtë çështje, kryedemokrati Lulzim Basha e ka zhvilluar me të rinjtë e partisë.

Në takimin me FRPD-në është diskutuar se ku u gabua në fushatën zgjedhore të 25 qershorit dhe se si mund të rregullohet kjo gjë.

Në një njoftim të shpërndarë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se është diskutuar për gjërat që duheshin bërë më mirë në këtë fushatë.

“Pas një diskutimi të hapur e konstruktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbi atë se ku u gabua për zgjedhjet e 25 qershorit, çfarë nuk duhet të ishte bërë dhe çfarë mund të bëhej më mirë, ne nisim të vendosur dhe të bashkuar rrugëtimin jo të lehtë për kthimin e shpresës dhe besimit.

Qëllimi ynë kryesor dhe i përbashkët është që ti shkurtojmë sa më shumë ditët kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe trafikun e drogës.

Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramën në krye!”, thuhet në njoftimin e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në faqen e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat