Detajet e reja për vrasjet në Lushnje, çfarë po bënin dy viktimat përpara ekzekutimit

Shqipëria

Detajet e reja për vrasjet në Lushnje, çfarë po bënin dy viktimat përpara ekzekutimit

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 23:14
Lushnje

Janë zbuluar detajet e para rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjës.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se viktimat janë 27 vjeçari Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Marjus Xhepexhiu. Por nga të shtënat i plagosur ka mbetur dhe kalimtari Bujar Turku.

Djemtë po qëndronin pranë një lokali në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur Ura e Çeleve. Thuhet se nga hyrja e qytetit ka ardhur mjeti, ku ndodhej një person me maskë dhe me një kallashnikov ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve.

Fill pas kësaj ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Autorët kishin informacion të sakta që ata qëndronin çdo pasdite për kafe te i njëjti vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat