Pakicat kombëtare, Berisha replika me Bushatin: Po krijon 'mollën e sherrit' në ministrinë e dështuar - Bota Sot
Pakicat kombëtare, Berisha replika me Bushatin: Po krijon 'mollën e sherrit' në ministrinë e dështuar

Shqipëria

E shtunë, 21 tetor 2017

Pakicat kombëtare, Berisha replika me Bushatin: Po krijon 'mollën e sherrit' në ministrinë e dështuar

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:23
Berisha -Bushati

Seanca parlamentare nisi me debate në lidhje me një nga projektligjet e propozuar nga qeveria i cili parashikon njohjen e pakicave bullgare.

Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Ti nuk bën gjë tjetër veçse krijon mollën e sherrit në një ministri që është caktuar dizastër dështim i plotë dhe total në këto katër vitet e fundit dhe që tani i duhet një ligj për të thënë se unë kalova ligjin. Pazaret e brendshme të një klike mafioze, por që shkelin rëndë parimet më themelore të Kushtetutës së vendit”, tha ai

Në replikën e tij, Bushati tha se “është mirë që në këtë çështje të lëmë spekulimet dhe konsideratat politike, pasi nëse do të bëhet fjalë për një impostim ndërkombëtar kjo ka ardhur në momentin që Shqipëria aderon në konventë”, tha ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test