Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: Kryemadhi i shpall ‘luftë’ kryeministrit: Shqiptarët do e tërheqin zvarrë Ramën

Shqipëria

Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: Kryemadhi i shpall ‘luftë’ kryeministrit: Shqiptarët do e tërheqin zvarrë Ramën

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 23:24
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin “Opinion” është shprehur se shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Ramën.

“Kjo që po ndodh është shumë e rëndë. Shqiptarët po vuajnë nga varfëria. Shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Ramën. Nuk kam për t’ia falur Ramës fushatën time në Elbasan, mes krimit, bandave dhe drogës” tha Kryemadhi.

“Jemi një vend afër komunizmit. Basha, jam e bindur që nuk do pranojë që ky vend të qeveriset kga bandat, Rama është rrezik kombëtar dhe po bëhet dhe rajonal tani.

Ky vend po masakrohet, po rizgjohet konflikti mes bandave që i shërbyen në maksimum Ramës,” u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat