Donin të shuanin familjen e Aldo Bares, kush janë Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu

Shqipëria

Donin të shuanin familjen e Aldo Bares, kush janë Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 08:03
Mësohet se shënjestër e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Policia deklaroi se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim Orges Bilbilin dhe Orges Haxhiun për atentatin e djeshëm në Lushnje ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosen dy të tjerë.

Të dy ata janë të njohur për policinë pasi dyshohet se janë personat që po marrin hak ndaj bandës së Aldo Bares për vrasje të kryera vite më parë.

Mësohet se shënjestër e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ai është djali i Ramadan Shkurtit, një ndër viktimat e para të përplasjes së përgjakshme mes bandës së Aldo Bares dhe asaj të Artur Dajës që nis në qershorin e vitit 1997.

Xhulio mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e djeshme.

Laert Haxhiu, dyshohet gjithashtu se sebashku me Orges Bilbilin kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.

Gjatë ditëve të izolimit në burg Bilbili ka mohuar të ketë gisht në vrasje. Nderkohe nga Policia e Qarkut Fier u pohua se për ngritjen e akuzës ndaj tij ka ndihmuar e ëma e viktimes e cila njohu 20-vjecarin Bilbili si vrasësin e te birit.

Zyrtarisht policia deklaroi se vrasja e Lalës ka lidhje me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes vitet e fundit.

Laert Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.

Në momentin e arrestimit, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tetë muaj para arrestimit, Laert Haxhiu kishte dalë nga burgu për vrasjen e shokut të Aldo Bares, Gerti Lala me nofkën “Iriqi”.

Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullau. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, i kanë vënë gjoba.

Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjes për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat