Bylykbashi: Filloi reforma për dekriminalizimin e zgjedhjeve

Shqipëria

Bylykbashi: Filloi reforma për dekriminalizimin e zgjedhjeve

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:44
Oerd Bylykbashi

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka reaguar sot ne lidhje me Reformen Zgjedhore.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij “Facebook” mesditën e së shtunës, Bylykbashi shprehet se sapo filloi reforma për dekriminalizimin e zgjedhjeve.

Më tej, Bylykbashi shton se “Kjo nuk do të jetë reforma zgjedhore rutinë e radhës. Pa larguar nga zgjedhjet dhe pushteti 4 klanet dhe 20 familjet kriminale dhe padronët e tyre ne qeveri, shqiptarët ta harrojnë zhvillimin, demokracinë apo integrimin. Sepse ky koalicion i zi nuk do t’i lejojë ata të ngrenë kokë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat