Meta promovon bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare

Shqipëria

Meta promovon bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:33
Ilir Meta gjate viztes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka promovuar bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.

Meta vizituar “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit.

Gjatës vizitës, Meta është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, ku ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.

“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, ka thënë Meta gjatë vizës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat