Basha: Ja politikani me imunitet që i bëri presion policisë të lironte Durim Keçin

Shqipëria

Basha: Ja politikani me imunitet që i bëri presion policisë të lironte Durim Keçin

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 13:47
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar sot për mediat emrin e personit me imunitet, që sipas tij i bëri presion policisë që të lironte të shumëkërkuarin Durim Keçi, sot i lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Teksa numëroi çështjet e rëndësishme që u diskutuan në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha theksoi se “beteja kryesore është për të larguar nga karrigia e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar dhe mafian në pushtet”.

Para medias, kryedemokrati i është referuar arrestimit të të shumëkërkuarit Durim Keci dhe ka thënë se në dijeninë e ti dhe PD, persona me imunitet kanë ndërhyrë për ti bërë presion policisë për lirimin e tjj.

“Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ftojmë gjithë gazetarët kurajozë në këtë betejë. Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Keçit persona me imunitet i bënë presion policisë, në dijeninë tonë është kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe një deputet i PS-së”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat