Avokati i Popullit denoncoi raste torture nga policia ndaj qytetarëve të arrestuar

Shqipëria

Avokati i Popullit denoncoi raste torture nga policia ndaj qytetarëve të arrestuar

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:29
Ilustrim

Avokati i Popullit kërkoi sot nisjen e hetimeve ndaj një punonjësi të policisë së shtetit për veprën penale të torturës. Sipas të dhënave dhe dëshmive të shqyrtuara nga zyra e Avokatit të Popullit, një qytetar i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të falsifikimit u dërgua me probleme të rënda shëndetësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në masa sigurie. Shtetasi F.B. është mbajtur i lidhur me pranga në krevatin ku vuan sëmundjen, edhe pse ruhet me policë, siç u konstatua nga nga ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit.

Sipas dokumentave dhe dëshmive, kjo sjellje ndaj të dënuarit u krye sipas urdhërit të një nënkomisari policie, A.D., i cili injoroi ftesën për të dhënë shpjegime pranë Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit deklaroi se mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerëzore dhe element torture, e cila është përjashtuar shprehimisht nga Manuali i “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin dhe Sigurimin e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”.

Avokati i Popullit kërkoi fillimin e hetimeve penale ndaj punonjësit të policisë për veprën penale të torturës, neni 86 i Kodit Penal, heqjen e prangave dhe mosmbajtjen lidhur pas krevatit gjatë kurimit në QSUT “Nënë Tereza”, si pjesë e respektimit të të drejtave themelore kushtetuese.

“Qytetarë shqiptarë, të cilët vuajnë dënime apo janë të pandehur në gjykata, trajtohen në mënyrë të padenjë e ndonjëherë edhe çnjerëzore nga autoritetet tona të Policisë” - deklaroi Avokati i Popullit.

Sipas tij, policia nuk duhet të përsëritë më shkelje të tilla të të drejtave themelore të shtetasve dhe të njohë sa më parë Manualin e “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin dhe Sigurimin e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”, i cili është miratuar qysh në vitin 2011 me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Komiteti i Parandalimit t? Tortur?s i K?shillit t? Europ?s ?sht? shprehur në disa raste se praktika e mbajtjes s? prangosur n? spital e personave t? burgosur ?sht? nj? akt degradues ndaj individ?ve dhe duhet zëvënd?suar me masa t? tjera alternative sigurie./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat