Rama bën përmbledhjen e punimeve të qeverisë në Vlorë

Shqipëria

Rama bën përmbledhjen e punimeve të qeverisë në Vlorë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 17:26
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar disa foto në profilin e tij në ‘Facebook’, nga inspektimi që ka bërë në kantierët e Vlorës gjatë punimeve dyditore qeverisë në këtë qytet.

Ai ka bërë një përmbledhje të punëve që po bëhen.

“Në kantieret e ndërtimit të Vlorës që duam, gjatë punimeve dyditore të Këshillit të Ministrave në Qarkun e Vlorës. Në qendër të Kaninës që pas shpalljes me vendim të Këshillit të Ministrave zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore, do të pësojë një transformim rrënjësor duke filluar me rindërtimin e sheshit historik, rikonstruksionin dhe transformimin e Pallatit të Kulturës në një qendër moderne kulturore, për të vijuar me radhë me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për rilindjen tërësore të kësaj zone me tradita kulturore dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore”., -shkruan Rama.

Postimi në Facebook

Në kantieret e ndërtimit të Vlorës që Duam, gjatë punimeve dy-ditore të Këshillit të Ministrave në Qarkun e Vlorës:

Në qendër të Kaninës që pas shpalljes me vendim të Këshillit të Ministrave zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore, do të pësojë një transformim rrënjësor duke filluar me rindërtimin e sheshit historik, rikonstruksionin dhe transformimin e Pallatit të Kulturës në një qendër moderne kulturore, për të vijuar me radhë me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për rilindjen tërësore të kësaj zone me tradita kulturore dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore.

Në nënstacionin e ri të energjisë në Orikum, punimet në të cilin përmbyllin segmentin e fundit të investimeve për rimëkëmbjen e rrjetit energjetik në zonë, duke zgjidhur përfundimisht të gjithë dramën e rëndë të shumë viteve në bregdetin Jon, që ka torturuar banorët dhe vizitorët e sezonit turistik.

Si dhe në Parkun Arkeologjik të Orikut, hyrja në të cilin do të çlirohet dhe ku, shumë shpejt, vizitorët e shumtë do të kenë mundësinë që përtej zbulimeve të reja nga gërmimet e kryera së fundmi, të shijojnë organizmin e ri në një sipërfaqe më të madhe dhe të përshtatur në një park arkeologjik e natyror njëkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat