Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit, rrëfen arsyen se pse hipi në vinç

Shqipëria

Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit, rrëfen arsyen se pse hipi në vinç

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 20:58
35-vjeçari i cili ka qëndruar rreth një orë majë vinçit pranë Pallatit të Kulturës.

35-vjeçari i cili ka qëndruar rreth një orë majë vinçit pranë Pallatit të Kulturës, duke kërcënuar se do të hidhej, ka thënë se e bëri këtë veprim pasi ish-bashkëshortja nuk e lejoi të takonte fëmijët, pasi e akuzon për dhunë në familje.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë policisë së kryeqytetit, që kanë deklaruar se Saimir Zalli  është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.10.2017, rreth orës 17:30, jemi njoftuar se në qendër kishte hipur në një vinç, një shtetas i cili pretendonte se do hidhej nga vinçi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja.

Pas negociatave  të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir  Zalla 35 vjeç nga Lezha të zbrite  nga vinçi.

Ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraprake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte  të takonte dy  fëmijët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat