Basha i bën thirrje Adriatik Llallës të mos e takojë Saimir Tahirin

Shqipëria

Basha i bën thirrje Adriatik Llallës të mos e takojë Saimir Tahirin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:43
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagon sërish në lidhje me çështjen “Saimir Tahiri”.

Basha i bën thirrje prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla të mos e takojë ish- ministrin e Brendshëm, pasi sipas tij faktet dhe provat që e implikojnë me drogën janë në sy të çdo shqiptari.

Media italiane prej ditës së djeshme ka publikuar biseda të përgjuara të kushëririt të Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, i cili përfshin në çështjen e trafikut të drogës edhe emrin e ish- ministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat