“30 mijë euro duhet t’ia çojë Saimirit”, reagon për herë të parë Rama: Tahirin e njoh prej kohësh, por…

Shqipëria

“30 mijë euro duhet t’ia çojë Saimirit”, reagon për herë të parë Rama: Tahirin e njoh prej kohësh, por…

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:50
Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Pas publikimit të përgjimeve ndaj Moisi Habilajt që përmend se “30 mijë euro duhet t’ia çojë Saimirit”, ka reaguar për herë të parë Kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, kryeminsitri Rama thotë se duhet të zbulohet e gjithë e vërteta sa më parë.

Rama tha se nuk do të tolerohet askush që zgjedh rrugën e krimit.

POSTIMI I PLOTE

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat