Avokat Ngjela “zbulon” ngjarjen: Ja kush e pengoi Llallën të takonte Tahirin

Shqipëria

Avokat Ngjela “zbulon” ngjarjen: Ja kush e pengoi Llallën të takonte Tahirin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:53
Avokati i njohur Spartak Ngjela

Pak para seancës së sotme para mediave, deputeti dhe ish- ministri i përfolur si i përfshirë në “klanin” e drogës Habilaj, kërkoi një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Por ky takim nuk u mbajt pasi nga prokuroria dolën me një përgjigje se Llalla nuk mund ta takonte për shkak të axhendës së ngarkuar.

Avokati i njohur Spartak Ngjela shkruan se këtë takim e ndaloi ambasadori amerikan Donald Lu.

Reagimi i Ngjelës

Politika amerikane dhe ambasadori Lu po i qëndrojnë besnikë shqiptarëve; ashtu siç nuk i ka qëndruar asnjë kryeministër, asnjë mbret dhe asnjë pushtetar i lartë që nga viti 1925 deri më sot.

Ambasadori amerikan nuk i dha sot takim Prokurorit të Përgjithshëm Llalla.

Gjithçka filloi.

Prisni dhe shikoni, por assesi nuk duhet të jeni indiferentë.

Që sot e më tej do të shihni implikime të klasës aktuale politike; dhe njëherësh edhe fillimin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë.

Prisni me besim dhe shikoni tragjedinë e krijuesve të varfërisë dhe vuajtjes së shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat