Kryemadhi i bashkohet thirrjes së Bashës: Shqiptarët më të rrezikuar se kurrë - Bota Sot
Kryemadhi i bashkohet thirrjes së Bashës: Shqiptarët më të rrezikuar se kurrë

Shqipëria

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Kryemadhi i bashkohet thirrjes së Bashës: Shqiptarët më të rrezikuar se kurrë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:25
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një dalje për media është shprehur se Sajmir Tahiri nuk është gjë tjetër vecse një hallkë e lidhjes së Edi Ramës me krimin e organizuar.

Ndërsa nga ana tjerë Kryemadhi është shprehur se lufta kundër krimit është ajo që e bashkon LSI-në me partitë e tjera opozitare.

“Situata më ë rëndë që jemi gjendur. Shqiptarët ndihen më të rrezikuar se kurrë.

Shteti Rama ka kompromentuar jo vetëm policinë por edhe politikën. Përballë këtij momenti shqiptarët janë bashkë. LSI është me frontin qytetar në çdo rrugë. Tahiri është një nga hallkat e krimit por janë shumë të tjera që lidhin kryeministrin. 

Janë hallkat e krimit dhe oligarkëve të cilët pastrojnë paratë. Kemi pika të ndryshme me PD por pika që na lidh është lufta e krimit. 

Ky është vullneti ynë dhe ne do ta çojmë deri në fund. Do ta bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Mbështes qëndrimin e kreut të PD-së Basha dhe i bashkohem tryezës së thirrur prej tij”, tha Kryemadhi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test