“Si dy kriminelë flasin pa doreza?” Ish-kreu i SHISH merr në mbrojtje Tahirin: S’më bind dosja italiane

Shqipëria

“Si dy kriminelë flasin pa doreza?” Ish-kreu i SHISH merr në mbrojtje Tahirin: S’më bind dosja italiane

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:33
Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi i ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 ka komentuar implikimin e emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në bisedat e përgjuara mes dy trafikantëve të drogës në Itali nga autoritetet italiane.

Pas publikimit të të gjitha përgjimeve, Klosi tha se nuk e bind dosja e autoriteteve italiane.

“Për Tahirin është thënë edhe më parë, me thënë të drejtën nuk e kam besuar. Unë e dëgjova sot dhe i besoj më shumë se atyre kriminelëve. Më duket absurde se si policia italiane beson se dy kriminelë kanë folur pa doreza fare. Kriminelë që flasin kaq lirshëm dhe s’ja kanë frikën e përgjimit”,- tha Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat