Basha nga Kavaja: Skema e TVSH-së po falimenton bizneset

Shqipëria

Basha nga Kavaja: Skema e TVSH-së po falimenton bizneset

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:42
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me bizneset e vogla në qytetin e Kavajës u shpreh ata janë në prag të falimentit.

Sipas Bashës skema e TVSH-së do të rrisë çmimet e çdo malli dhe shërbimi dhe shumica e tyre do ulin qepenin.

“Papunësia do rritet, varfëria po ashtu. U dhashë mbështetjen e plotë bizneseve të vogla të Kavajës. Ne jemi shumica dhe duhet të bashkohemi e të ndalim këtë projekt shkatërrues të qeverisë”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat