Dosja “Habilaj, flet për herë të parë ministri Xhafaj

Shqipëria

Dosja “Habilaj, flet për herë të parë ministri Xhafaj

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:57
Fatmir Xhafaj dhe Tahiri

Nga konferenca kundër trafikimit të personave, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur edhe për trafikantët që kanë fituar imunitet nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar ndër vite.

Kjo deklaratë vjen në një kohë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës së bandës se Habilajve, që vetë ai tha se i ka kushërinj të dhjetë.

“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti, të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë, që çështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht si trafik karrigesh pushteti e t’u jepet mundësi të veprojnë njerëzit e ligjit. Të gjithë flasin për trafikun e trafikantët, por harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e ligjit qe në vite janë ridënuar dhe rivrarë për t’i shpëtuar burgun lloj-lloj trafikantësh që lëvizin lirshëm se kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar”, tha Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat