Ish ministri paralajmëron Ramën: Do të rrëzohesh me turp nëse nuk ikën vetë me nder

Shqipëria

Ish ministri paralajmëron Ramën: Do të rrëzohesh me turp nëse nuk ikën vetë me nder

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:20
Edi Rama

Tryeza e opozitës e zhvilluar këtë të mërkurë paradite konkludoi në një përfundim kryesor, largimi i kryeministrit Edi Rama është një kusht i panegociueshëm pas ngjarjeve të fundit që lidhin Saimir Tahirin me trafikantin Moisi Habilaj.

Por në reagim të kërkesës së opozitës dhe tryezës së zhvilluar nga PD e LSI, Rama ka lëshuar një sërë kritikash kundër Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës e Sali Berishës.

Pas postimit të Ramës, ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka shkruar në twitter duke paralajmëruar kryeministrin në të tillë formë:

“Asgjë e re nga Fronti”- thotë shefi i drogës dhe i krimit! Le të recitojë, ky Front do ta rrëzojë me turp, nëse nuk ikën vetë me nder!

Poshtë statusit të Manjanit ka shkruar dhe kryetarja e LSI-së, e cila është mjaftuar me një koment shumë të thjeshtë.

"Je shumë i qartë Manjan"- shkruan Kryemadhi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat