Tahiri i implikuar në përgjimet e drogës, Vasili: Do të ketë protesta në kohën e duhur

Shqipëria

Tahiri i implikuar në përgjimet e drogës, Vasili: Do të ketë protesta në kohën e duhur

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:10
Petrit Vasili

"Këto ditë u njohëm me material vertet tronditese që na dëshmon se dhe zgjedhjet e 25-qershorit, janë zgjedhe të dhunuara".

Kështu u shpreh  kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ne Fax News, i cili shtoi se për të parandaluar këtë situatë në të cilën është përfshirë vendi do të përdoren forma nga më të  larmishmet.

`Unë  e kam deklaruar që një ditë pas zgjedhjeve në 27-qershor që  këto ishin zgjedhjet më të shkatruara. Tani e kemi  të konfirmuar se si krimi ka qenë njësh me politikën  dhe me problmet e medha te trafikimt. Ne kemi përpara një problem shumë të rëndë që fajtor është vet Edi Rama se e ka njohur situatën dhe e ka përdorur situatën për qëllimet e tij dhe të kriminelëve. Mënyra se si  duhet të largohet kjo e keqe do  të arrihet  të bashkohemi me këtë çështje. Mund te pyesni për protestat? Po do të këtë protesta në kohën e duhur, do të ketë në sensibilizim të opinionit publik. Për të hequr sa më parë këtë njëri sepse shoqëria është tronditur, format që do të përdorim do të jenë nga më të larmishmet", tha ai.

Kreu i grupit parlamentar tha nder te tjera se Rama duhet te largohet nga qeveria, ndryshe do hasen per qendrimin e popullit. 

"Ka disa drejtues pa asnjë lloj identiteti, edhe në mos qofshin përdorues.  Ndonjë prej tyre është dhe i sinqertë, ish-kryeministri Majko, thotë se atje ku nuk u ul me kriminelët nuk mori vota, kjo do të thotë se janë pa identitet. Për shkëputjen e krimit nga politike do të ndërmarrim nisma të katrakterit ligjor, politikë dhe moral. Shembulli më i mirë i largimit të këtij kryeministri të inkriminuar  dhe Rames me këtë ministrin qe flisnin më shumë për vetingun, këta do bënin vetingun, këta që qan dynjanë për vetingun, ja vetingu, këta do bënin vetingun?! Ky kryeministër minimumiduhet të japë dorëheqjen, ky ka kërkuar dorëheqjen e Berishës, ka pasur një standart moral, ku e ka moralin. Minimumi është largimi i tij, ka pasur keryeministra që janë larguar për plagjiaturë, ky rezulton i lidhur me krimin, ku e ka moralin. 20 milionë thoshin aty nuk i dalin për fushatë. U hodhën aq shumë para sa tronditën kursin valutorë. Krimi dhe qeverisja është bërë njësh, edhe në fushatë elektorale thirrja ka qenë që të bënin vota. Dosje të tjera. Të tjera gjëra të tjera do të pasojnë, do të ketë akoma ngjarje të tjera që do ta pasojnë këtë. Këta e kanë bërë Shqipërinë narko-republikë. Faktori ndërkombëtar nuk do të jetë tolerant. Shqipëria nuk është vend i izoluar por ka marrëdhënie të rëndësishme me partnerët, ata nuk mund ta lënë që të jetë vatër e drogës dhe për këtë do të ketë reagim të fortë", tha ai. 

Vasili nder te tjera foli edhe per nje shqete4sim te ngritur nga Luan Rama prej kohesh, ate te radareve te forcave detare.  "Zoti Rama, Luan Rama, këto janë fakte që janë në tavolinë, Prokuroria duhet të fillonte një hetim për kërtë çështje”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat