A besoni në pafajësinë e Tahirit? Tom Doshi habit me përgjigjen

Shqipëria

A besoni në pafajësinë e Tahirit? Tom Doshi habit me përgjigjen

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 21:30
Tom Doshi

Përmendja e emrit të Saimir Tahirit në përgjimet e trafikantëve të drogës arrestuar dy ditë më parë nga drejtësia italiane kanë ka shkaktuar tërmet të vërtetë në politikë dhe në media.

Në një kronikë të ‘Raport TV’ janë pyetur miqtë dhe deputetët e Tahirit nëse ata besojnë apo jo në pafajësinë e Saimir Tahirit.

I tillë është deputeti Tom Doshi, i cili nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Megjithatë, i pyetur nga Report TV nëse i beson akuzat ndaj Tahirit, deputeti i Shkodrës habit jo pak me përgjigjen e tij:

Gazetarja: I besoni akuzat ndaj Saimir Tahirit?

Doshi: Pse çfarë ka Saimir Tahiri?

Gazetarja: Ka pas akuza publike dje

Doshi: Akuza kanë të gjithë politikanët, por kur të fillojë procesi do e shohim a është fajtorë apo jo këta.

Tom Doshi kujtojmë që ka qenë një nga politikanët që ka akuzuar në vazhdimësi ish-ministrin Tahiri, deri edhe në lidhjet e tij me atentatin e ngritur ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat