Vasili publikon mesazhin: Si Rama e shkarkoi zv. ministrin Marko se tregoi të vërtetën

Shqipëria

Vasili publikon mesazhin: Si Rama e shkarkoi zv. ministrin Marko se tregoi të vërtetën

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:01
Petrit Vasili

Në debatin e madh të trafikut të drogës dhe përfshirjen e emrit të ish- ministrit Saimir Tahiri, opozita është hedhur në sulm ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se Rama prej kohësh e ka ditur këtë situatë me krimin dhe drogën, por kur zv. ministri i Brendshëm, Ilir Marko ia vuri në pah ai e shkarkoi me një sms.

Reagimi i Vasilit

Per te gjithe ata qe kane "harruar" edhe per ata qe bejne sot sikur "harrojne".

Ky kryeministri qe ben sot si i shokuar nga pergjimet qe u bene publike per ish ministrin e tij eshte qartesisht frymezuesi dhe mbeshtetesi kryesor i gjithshkaje qe ka ndodhur dhe ndodh me trafiqet dhe krimin e organizuar.

E shkarkonte zv.ministrin ne ate kohe se tha te verteta te hidhura. Lexojini vete te nderuar qytetare, gazetare, analiste, politikane dhe kushdo i interesuar.

Po ju riprodhoj lajmin sic media e kohes e ka percjelle:

Vetëm dy orë pas publikimit të një mesazhi telefonik, ku zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko i përgjigjej Saimir Tahirit për një akuzë personale, Kryeministri Edi Rama shkarkon Zv/Ministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat