Në pranga pronari i vilës luksoze në Babicë, policia tregon lidhjen me Moisi Habilajn

Shqipëria

Në pranga pronari i vilës luksoze në Babicë, policia tregon lidhjen me Moisi Habilajn

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:15
Rebani Jaupi

Në një deklaratë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi ka deklaruar se mbrëmë është finalizuar operacioni ku u sekuestruan tonelata me drogë në Babicë të Vlorës.

Jaupaj bëri me dije se droga e sekuestruar kap sasinë 3.9 tonë kanabis. Zëvendësdrejtori i policisë tha se droga në pronësi të grupit Habilaj, dhe po ashtu u sekuestrua në mjet lundrues ne pronësi të Ferdinand Habilaj.

Sipas tij, është arrestuar Armand Korreci dhe janë shoqëruar 2 të tjerë. Gjithashtu Jaupaj bën me dije se aksioni u bë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat