Prokuroria zbardh të tjera prova: ‘’Tahiri ka udhëtuar në 2014-ën me Habilajt’’

Shqipëria

Prokuroria zbardh të tjera prova: ‘’Tahiri ka udhëtuar në 2014-ën me Habilajt’’

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:57
Saimir Tahiri

Të tjera detaje janë zbuluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kundër Saimir Tahirit.

Burime të besuara bëjnë me dije se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij lidhet me një provë të fortë që ka të bëjë me makinën tip “Audi” me targë AA03GB që iu shiti Habiljave.

Autoritetet italiane kanë zbuluar se ndonëse ai ua ka shitur Habiljve makinë më datë 05.11.2013, ka udhëtuar me të plot katër herë të tjera, ndërsa në makinë ishin edhe Habilajt.

“Subjekti nën hetim Saimir Tahiri në datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e mjetit me targë AA03GB tek personi nën hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj”, ndërsa “më datë 16.08.2016, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014 personi nën hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targë AA03GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 15.11.2013”,- sqarohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, siç mëson “Balkanweb”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat