“Skandal në qendër të Tiranës”, mediat serbe “bëjnë namin” për një fjali tek Piramida

Shqipëria

“Skandal në qendër të Tiranës”, mediat serbe “bëjnë namin” për një fjali tek Piramida

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 20:17
Piramida

Ndërsa mediat tona tregohen shumë të buta me fqinjët tanë agresorë, nuk bëjnë të njëjtën gjë mediat serbe apo ato greke.

Ka mjaftuar një fjali e vetme e shkruar në muret e ish-Piramidës në Tiranë dhe një artikull të tërë, të quajtur skandal dhe provokim, kanë bërë serbët.

Mediat serbe shkruanin:

Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë”.

Që Kosova nuk është pjesë e Serbisë, këtë e dimë të gjithë, por ky “skandal” ka hapur faqen e parë të gazetës “Alo”, lajm i cili u përhap në të gjitha mediat serbe.

Ndërkaq, sot pritet të luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në “Elbasan Arena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat