Flet avokati i njohur: Saimir Tahiri duhet të ekstradohet në Itali

Shqipëria

Flet avokati i njohur: Saimir Tahiri duhet të ekstradohet në Itali

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:44
Genci Gjokutaj, Saimir Tahiri

Avokati dhe juristi i njohur, Genci Gjokutaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe kërkesën e prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të ish ministrit Saimir Tahiri që i hap rrugë arrestimit të tij.

 Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ se Saimir Tahiri duhet të ekstradohet drejt Italisë.

“Jam njohur me materialet e prokurorisë që ka dorëzuar në Kuvend. Ky është rasti më i rëndë që ka ndodhur në 27 vjet. Kjo situatë ka një ngërç juridik që duhet ta zgjidh prokuroria shqiptare. Hetimet janë bërë në Itali, vepra penale ka filluar këtu por ka përfunduar në Itali, pra duhet të zgjidh kompetencën. 

Këtu nuk ka as kërkesë për ekstradim. Në rast se prokuroria ka material nga Italia, çështja është italiane, dhe Sajmir Tahiri të ekstradohet ne Itali, atje ku po hetohet. Nuk mund të hetohet nga dy prokurori, kjo jep mundësi abuzivizmi, kjo duhet të zgjidhet shumë shpejt. Ky është një proces Italian. Në Itali është konsumuar krimi, atje është çuar droga”- tha Hoxha.

Ndërkohë të njëjtin qëndrim, ndan edhe gazetari Artan Hoxha.“Prokuroria s’ka dosjen, ka shkrime gazetash, dosja vjen në rrugë zyrtare, në Ministrinë e Drejtësisë, nga prokuroria italiane”- tha gazetari Artan Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat