Tahiri: Sot është dita që të shkoj në qelinë më të largët të burgut

Shqipëria

Tahiri: Sot është dita që të shkoj në qelinë më të largët të burgut

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:11
Saimir Tahiri

Në studion e “Opinion”, ish – ministri Saimir Tahiri deklaroi se do t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe se do të vijë dita që do të merret me ata që fshihen pas saj.

 Por Tahiri theksoi se sot është dita që të shkojë në qelinë më të largët të burgut, derisa të zbardhet e vërteta, vetëm pas kësaj do të merret me ata që fshihen pas saj.   

“Sot nuk është dita që të merrem se kush ka rol në këtë histori. Sot është dita që unë t’i shkoj deri në fund kësaj historie, të shkoj në qelinë më të largët të burgut, do të rrij aty deri sa të zbardhet e vërteta. Dhe pasi të zbardhet e vërteta do të jetë dita ime të merrem me këdo”. 

Tahiri: Do vijë dita ime që do të merrem ata që fshihen pas kësaj historie. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë punë, që padyshim ka..”

Fevziu: Thonë që italianët kërkojnë arrestimin e Haki Çakos, keni dijeni për këtë zoti Tahiri që mund të ketë arrestime të një niveli të tillë?

“Jo, nuk kam dijeni. Sigurisht nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do të vijë dita që unë do të merrem me ta”.

Fevziu: A ka njerëz që po tentojnë t’ju nxjerrin nga politika ose t’ju çojnë pas hekurave? Nëse ju thoni që jeni i pafajshëm dhe po tentojnë t’ju burgosin, kjo vjen vetëm nga njerëz të fuqishëm…

“Unë do të sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes time dhe për të vërtetën. Mua nuk më intereson fare kjo loja kukashfehti…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat