Mesazhi i fortë i ambasadorëve Lu e Vlahutin, mungojnë në 25 vjetorin e Gj. Kushtetueses

Shqipëria

Mesazhi i fortë i ambasadorëve Lu e Vlahutin, mungojnë në 25 vjetorin e Gj. Kushtetueses

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 10:52
Romana Vlahutin dhe Donald Lu

Këtë të premte Gjykata Kushtetuese ka festuar 25 vjetorin e krijimit të saj përmes një konference ko merrnin pjesë figura të larta të vendit, përfshi këtu krerët e të gjitha pushteteve të vendit, ekzekutiv, legjislativ e gjyqësor.

Presidenti Meta, Kryeministri Rama, Kreu i Parlamentit Ruçi, të gjithë ishin të pranishëm dhe folën në këtë konferencë, por ajo që u vu re, ishte mungesa e dy prej ambasadorëve më të rëndësishëm, Donald Lu-së të SHBA-ve dhe Romana Vlahutin e BE-së.

Pavarësisht se Donald Lu dhe Romana Vlahutin ishin të ftuar, ata nuk janë paraqitur në 25 vjetorin e krijimit të Gjykatës më të lartë Shqiptare.

Por çfarë mesazhi përcjell mungesa e dy ambasadorëve mbetet pjesë e interpretimit, pasi askush nga ata nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje. I vetmi reagim ka qenë mosprezenca e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat