Basha kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Xhafajt

Shqipëria

Basha kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Xhafajt

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:44
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se segmente të caktuara të Prokurorisë po vetëpërdoren kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Fatmir Xhafaj është në konflikt të pastër interesi. Fatmir Xhafaj është një nga levat që po përdor Rama kundër Prokurorisë në mënyrë që t’ia hedh paq për dosjen që implikojnë Ramën me trafikun e kokainës. Thirrja ime ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është që sot të japë dorëheqjen dhe të krijohet një qeveri antimafia. Këta janë të zhytur në krim”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat