“Çështja mbyllet këtu, Saimir Tahiri shpallet i pafajshëm”

Shqipëria

“Çështja mbyllet këtu, Saimir Tahiri shpallet i pafajshëm”

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:20
Saimir Tahiri

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka komentuar sot deklaratën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj lidhur me pafajësinë e Sajmir Tahirit.

Në një status në faqen e saj në  “Facebook”, ajo shkruan se çështja është mbyllur këtu dheTahiri është shpallur i pafajshëm. “Kryeprokurori, kryegjyqtari, juristi, Ministri i Brendshëm, ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ylli i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë (edhe më mirë nga Elisa) dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Saimir Tahirin nga të gjitha akuzat. Çështja mbyllet këtu dhe mos e zgjasni më! Rroftë reforma!”, shkruan Caka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat