Tahiri shpreson pafajësi nga avokati që i dha fitoren kuqezinjve me Serbinë

Shqipëria

Tahiri shpreson pafajësi nga avokati që i dha fitoren kuqezinjve me Serbinë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:43
Artan Hajdari

Artan Hajdari është avokati që mbron Saimir Tahiri përballë kërkesës së Prokurorisë për heqje të imunitetit të deputetit dhe arrestimin e tij për akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe të korrupsionit pasiv.

Artan Hajdari është juristi i Federatës Kombëtare Shqiptare të futbollit dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për ndeshjen e nderprerë te stadiumi 'Partizani' në Beograd me 14 tetor 2014 ndaj Serbisë.

CV

Avokat Artan Hajdari është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane. Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës.

Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998. Në periudhën 1991 - 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 - 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate.

Në periudhën 1993 - 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 – 1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është Ortak Themelues i Studios së Avokatisë “ Haxhia & Hajdari”. Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet.

Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare. Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “ Ismail Qemali “, Vlorë.

Fushat e tij të praktikës përfshijnë të drejtë civile, kontraktore, bankare dhe e drejtë financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat