Seanca për heqjen e mandatit, Tahiri “braktis” mbledhjen, del jashtë për disa minuta

Shqipëria

Seanca për heqjen e mandatit, Tahiri “braktis” mbledhjen, del jashtë për disa minuta

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:50
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër ndërkohë që vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.

Tahiri ka lënë sallën duke u shkëputur nga tryeza për të dalë jashtë mjediseve të sallës për 5 minuta.

Më pas deputeti i PS-së kthehet në sallë për të dëgjuar seancën e pyetje-përgjigjeve me prokurorët e Krimeve të Rënda.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të vendos sot për heqjen ose jo të mandatit të deputetit për Saimir Tahirin, i cili dyshohet si i implikuar në trafikun e drogës me bandën Habilaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat