“Shpërthen” Kryemadhi ndaj Ramës dhe Çakos: Garant të krimit dhe drogës

Shqipëria

“Shpërthen” Kryemadhi ndaj Ramës dhe Çakos: Garant të krimit dhe drogës

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 20:05
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli në lidhje me vendimin e këshillit të Mandateve dhe Rregullores për të shtyrë vendimin në lidhje me  imunitetin e tij.

Kryemadhi në një dalje për mediat sot pasdite, u shpreh se qeveria humbi sot mundësinë të bashkëpunonte me drejtësinë, më tej kryetarja e LSI-së tha se Rama dhe Haki Çako janë garant të krimit dhe drogës.

“Mazhoranca humbi sot mundësinë për të treguar vullnet që drejtësia të bëj punën e saj. Të gjithë u bën dëshmitarë të qëndrimit të paprecedentë duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale dhe me dimension ndërkombëtar. Mbledhja e sotme duhet të ishte mbledhja më e shkurtër në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Është fare e qartë nga sot që ky kryeministër kanë gëlltitur kusinë e çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Kryeministri dhe Haki Cako vazhdojnë të jenë në detyre si garant të krimit dhe drogës, çdo ditë në vazhdim e qëndrimit të tyre është e bardhë për trafikantët dhe e zezë për qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të heqin dorë nga sulmet presionet dhe shantazhet që i ushtrojnë drejtësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat