S’keni parë gjë akoma! - Strazimiri: Tahiri i dërgoi sinjal Ramës, “burg për partinë nuk bëj”

Shqipëria

S’keni parë gjë akoma! - Strazimiri: Tahiri i dërgoi sinjal Ramës, “burg për partinë nuk bëj”

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 21:59
Rama dhe Tahiri

Për deputetin demokrat shprehja e kryeministrit ‘Nuk keni parë gjë akoma” e përdorur nga ish-Ministri Tahiri, është një sinjal që ky i fundit i dërgon Ramës që nëse bie unë do t’iu tërheq pas vetes.

Strazimiri thotë se shefi i qeverisë nuk arriti do të bindë Tahirin që të bëjë burg për partinë.

Strazimiri: S’keni parë gjë akoma, është fjalë e kryeministrit që nuk mund ti adresohet askujt tjetër. Saimir Tahiri po u thotë burg për interes të partisë nuk bëj, nëse bie unë, bini të gjithë. Sot është akti i dytë që me sa duket pasi nuk e kanë bindur dot të bëjë burg për partinë.E ka ditur tërë Shqipëria lidhjen me Habilaj, makinën e tij.Çfarë ka thënë Zagani në 2015 janë të gjitha akuza të Gaurdia di Finanza.Nuk e di çfarë pret media, shoqëria që të çohet dhe thotë: Stop, nën Edi Ramën ndoshta edhe po, nën krim të organizuar jo nuk mund të rrimë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat