Kikia: Trafikantët nuk kapardisen më me makina të shtrenjta, ja si investojnë

Shqipëria

Kikia: Trafikantët nuk kapardisen më me makina të shtrenjta, ja si investojnë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 22:32
Mentor Kikia

Kryeredaktori i Klan Plus, Mentor Kikia i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se trafikantët e drogës po zaptojnë vijën bregdetare.

Kikia: Vitet e fundit, trafikantët nuk janë më atë njerëzit që kapardisen me makina të shtrenjta luksoze, që hedhin para nëpër lokale.

Ka ndodhur një fenomen shumë më i rrezikshëm dhe më i keq për të ardhmen e vendit; pothuajse në të gjithë bregdetit qëndrojnë në prona të blera. I gjithë brezi i pishave që janë mbjellë me punë vullnetare është i rrethuar me tela nga Velipoja deri në Vlorë.

Bregdeti i gjithi është shitur. Janë kontraktuar nga njerëzit e pasur, të cilët kanë ndërmjetësuar me kushtin që prona tu jepet. Këta do të diktojnë zhvillimin e turizmit në të ardhmen. Ky është një rrezik që nuk e jep efektin sot për nesër, por afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat