Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 08:04
Ilustrim

Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites por mesdita sjell vranësira kalimtare në zonat verilindore.

Pasditja do të vijojë me kthjellime e vranësira të përkohshme në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore Lindore. Pas mesnatës, vranësirat kalimtare shfaqen edhe në ultësirën perëndimore.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante si në orët e mëngjesit ashtu dhe gjatë mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 34 km/h nga drejtimi veriperëndimor – verior duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat